Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuiz edukativ

Të nderuar,

A llogariteni si njohës të mirë të rregullimit të shtetit në Republikën tonë??

A e dini se si funksionon pushteti ligjvënës? A e njihni procedurën për miratimin e ligjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut?

A jeni njohur me zhvillimin historik të parlamentarizmit në Maqedoni?

Nëse jeni përgjigjur me pohim ose dëshironi t'i përcaktoni dhe zgjeroni njohuritë, Ju jeni në vendin e duhur.

Nëpërmjet këtij kuizi edukativ ju ofrojmë mundësinë për të kontrolluar njohuritë tuaja të mëparshme, por edhe për të mësuar diçka të re.

Nëse jeni të gatshëm për këtë sfidë, Ju lutemi regjistrohuni dhe zgjidhni një nga dy nivelet e ofruara: BAZIK dhe i AVANCUAR. Në varësi të nivelit që zgjidhni, do të merrni një listë me 15 pyetje të zgjedhura rastësisht nga baza e të dhënave me shkallë të ndryshme të ndërlikueshmërisë.

Në pyetje përgjigjuni duke klikuar një nga katër përgjigjet e ofruara. Ju lutem, mendoni mirë para se të përgjigjeni. Pasi nuk ka kufizime në kohë - nuk ka nevojë për nxitim.

Pasi të përfundoni me përgjigje në të gjitha pyetjet, duhet të shtypni VËRTETO.

Me fat!

Të dhënat personale