Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuizi arsimor

Të nderuar,

A konsideroni se jeni njohës të mirë të rregullimit shtetëror në Republikën tonë?

A e dini se si funksionon pushteti ligjvënës? A keni njohuri mbi procedurën e miratimit të ligjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë?

Nëse jeni pergjigjur pozitivisht në këto pyetje ose nëse dëshironi që ti vërtetoni dhe zgjeroni njohuritë e Juaja, Ju jeni në vendin e duhur.

Nëpërmjet këtij kuizi edukativ ju mundësojmë që ti kontrolloni njohuritë e juaja të deritanishme, por edhe të mësoni diçka të re.

Nëse jeni të gatshëm për këtë sfidë, Ju lutemi të regjistroheni dhe të zgjidhni një nga dy nivelet e ofruara: THEMELOR dhe I AVANCUAR. Varësisht nga niveli që do të zgjidhni, do të fitoni listë me 15 pyetje rastësisht të përzgjedhura nga baza jonë me shkallë të ndryshme të kompleksitetit.

Pyetjet duhet të përgjigjen duke klikuar në njërën nga katër opcionet e përgjigjeve të ofruara. Ju lutemi të mendoni mirë para se të përgjigjeni. Për shkak se nuk ka kufizim kohor – nuk ka nevojë të shpejtoni.

Kur të përfundoni me përgjigjet e të gjitha pyetjeve duhet të klikoni në VËRTETO.

Pas shikimit të pasqyrës me pikët e fituara, do të mund t’i shihni pyetjet të cilat i keni gabuar (kuptohet nëse ka të tilla).

Me fat.

Të dhënat personale